Ekskluzive: Lista finale, zyrtarisht dëshmorë, invalidë e veteranë në gjithë Kosovën janë 55637 (DOKUMENT)

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka përfunduar punën Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të Dëshmorëve të Kombit, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve apo të Interrnuarëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Sipas dokumentit final të cilin e ka siguruar portali “Infokusi”, zyrtarisht i është njohur kontributi në luftën e UÇK-së gjithsej 55 mijë e 637 personave. 

Dëshmorë të rënë në luftën çlirimtare të Kosovë janë 3 mijë e 269 dëshmorë.

Statusi i Invalidëve i është njohur 4 mijë e 590 personave.  Veteran të UÇK-së janë 26 mijë 274 persona. Kurse statusi i pjesëtarëve i është njohur 8 mijë e 687 personave dhe i pjesëmarrës në luftën e UÇK-së 12 mijë e 817 personave. Kurse i janë refuzuar aplikacionet 9 mijë 253 personave në gjithë vendin.

Zona Operative e Pashtrakut

Zona Operative e Pashtrakut është e radhitur e para në këtë listë. Nga kjo zonë statusi i dëshmorëve i është njohur 453 personave të vrarë në luftën e UÇK-së. Ndërsa statusi i invalidëve të UÇK-së i është njohur 725 ushtarëve. Veteranë të lutës së UÇK-së nga kjo zonë janë pranuar 5484 persona, kurse pjesëtarë 1700 dhe në kategori e pjesëmarrësve i është njohur statusi 3 mijë e 849 personave nga zona e Pashtrakut. Kurse nga të gjithë aplikantët e kësaj zonë janë refuzuar 2 mijë e 770 aplikacione.

Zona Operative e Nerodimës

Zona Operative e Noredimës zyrtarisht i ka të pranuar 188 dëshmorë. Statusi i invalidëve të UÇK-së i është njohur 219 personave. Statusi i veteranëve I është njohur 2560 personave. Kurse 470 personave i është njohur statusi i pjesëtarëve dhe 299 pjesëmarrësve. Ndërsa i janë refuzuar aplikacionet 770 personave të cilët kanë aplikuar për të fituar njërën nga këto kategori.

Zona Operative e Llapit

Zona Operative e Llapit i ka 177 dëshmorë. Ndërsa statusi i invalidëve i është njohur 928 ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Veteranë janë pranuar 3062, ndërsa statusi i pjesëtarëve i është njohur 1887 personave dhe 910 janë pranuar me statusin e pjesëmarrësit. Aplikacione të refuzuara nga Zona e Llapit janë 1166.

Zona Operative e Shalës

Zona Operative e Shalës I ka të pranuar zyrtarisht 114 dëshmorë të ranë vrarë në luftën e UÇK-së. Statusi i Invalidit i është njohur 193 të personave. Statusin e veteranit e kanë fituar 1722, kurse statusin e pjesëtarit e kanë fituar 418 persona dhe atë të pjesëmarrësit 331.

Zona Operative e Karadakut

Zona Operative e Karadakut i ka të njohur zyrtarisht 60 dëshmorë të vrarë në luftën e UÇK-së. Një numri të vogël prej 30 personave i është njohur statusi i invalidëve. Ndërsa veteran janë 621 dhe 579 pjesëtar e 130 pjesëmarrës. Kurse 714 aplikacione nga kjo zonë janë refuzuar.

Zona Operative e Dukagjinit

Zona operative e Dukagjinit ka numrin më të madh të dëshmorëve të luftës së UÇK-së. Zyrtarisht statusi i dëshmorëve i është njohur 837 të rënëve në luftë. Statusi i invalidëve i është njohur 1335 personave. Veteranë të zonës së Dukagjinit janë 5950. Statusi i pjesëtarëve të luftës së UÇK-së i është njohur 1776 personave dhe 7110 do të gëzojnë statusin e kategorisë së pjesëmarrësve në luftë. Kurse 1358 aplikacione të kësaj zone janë refuzuar.

Zona Operative e Drenicës

Zona Operative e Drenicës zyrtarisht i ka 443 dëshmorë të vrarë në luftën e UÇK-së. Statusin e invalidëve të UÇK-së në këtë zonë e kanë fituar 869 pjesëtarë të plaguar të kësaj zone. Statusi i veteranëve i është njohur 4319 personave. Kurse statusi i pjesëtarëve i është njohur 1650 personave dhe ai i pjesëmarrësve vetëm 87 personave. Aplikacione të refuzuara nga Zona e Drenicës janë 1196.

Shtabi i Përgjithshme  

Shtabi i Përgjithshme  i ka 45 dëshmorë, 122 invalid, 588 veteran, 132 pjesëtar, 42 pjesëmarrës dhe 235 aplikacione të refuzuara.

Operacioni Shigjeta

Operacioni Shigjeta I ka të shënuar 20 dëshmorë, 144 invalid, 1968 veteran, 75 pjesëtar, 59 pjesëmarrës dhe 244 kërkesa të refuzuara. /Infokusi.com

lista

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ekskluzive-lista-finale-zyrtarisht-deshmore-invalide-e-veterane-ne-gjithe-kosoven-jane-55637-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala