EKSKLUZIVE || Hashim Thaçi: Nëse nuk kalon Gjykata Speciale s’jam më kryetar i PDK-së!

Autori:Zekirja Shabani

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të PDK-së ka zgjedhur një gjuhë më ndryshe për të komunikuar me deputetët e tij. Ai në këtë mbledhje nuk ka përdorur as gjuhë të ashpër, e as t’u bëjë presion deputetëve të partisë që ta votojnë Gjykatën Speciale.

Hashim Thaçi deputetëve të tij ua ka numëruar pasojat që mund t’i ketë Kosova dhe vetë deputetët nëse do të vendosin të votojnë kundër Gjykatës Speciale. Kështu i ka thënë Gazetës Blic, një deputet i pranishëm në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar

“Ai kërkoi mbështetje nga të gjithë deputetët që ta votojnë Gjykatën Speciale”, tha ky burim.

Ky burim e ka treguar një detaj të pathënë deri më tani nga Hashim Thaçi.

Ai fatin e Gjykatës e ka lidhur edhe me fatin e tij në krye të PDK-së.

“Nëse nuk do të kaloj Gjykata Speciale, më unë nuk do të mund të jem kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë ky burim brenda takimit.

Ky burim ka saktësuar se pos Hashim Thaçit, një fjalë të shkurtër e ka mbajtur edhe Shefi i Grupit Parlamentar, Adem Grabovci. Pos tyre, asnjë deputet tjetër nuk e ka thënë asnjë fjalë.

Grabovci u ka thënë deputetëve që Kryesia e PDK-së e ka mbështetur formimin e Gjykatës Speciale, prandaj ai ka kërkuar që edhe deputetët të bëjnë një gjë të tillë.

“Kryesia e ka mbështetur formimin e Gjykatës, prandaj edhe ne duhet që t’i mbështesim vendimet e Kryesisë”, ka thënë Grabovci, bëjnë të ditur burime të Gazetës Blic.

Ky burim, ka thënë se në mbledhjen e sotme nuk është marrë asnjë vendim për këtë çështje.

“Jemi pajtuar që gjatë këtyre ditëve të mblidhemi edhe njëherë që të diskutojmë dhe të marrim vendim se çka do të bëjmë tutje”, ka thënë ky burim.

Ndërkohë, edhe Adem Grabovci pas mbledhjes së grupit Parlamentar ka thënë se seanca për Gjykatën Speciale do të thirret atëherë kur PDK do t’i ketë votat.

Në anën tjetër, Hashim Thaçi i ka ftuar deputetët që Gjykatën ta votojnë para se Kuvendi të shkoj në pushim./ Gazeta Blic

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ekskluzive-hashim-thaci-nese-nuk-kalon-gjykata-speciale-sjam-me-kryetar-i-pdk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala