Ekskluzive: BE po ndërton tunel në veri të Kosovës (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Bashkimi Evropian është duke financuar një tunel nëntokësor në Kosovë, madje në veri të Mitrovicës.

E për këtë, kanë probleme me leje ndërtimi.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se tuneli që pritet të ndërtohet do të lidh Gjykatën në veri me burgun e këtij qyteti.

Por, mësohet se problem po del të jetë leja e ndërtimit, problem ky që po e krijon Komuna në veri të Mitrovicës.

“Kanë probleme, ngase toka është e regjistruar në emër të Trepçës, e Komuna atje vendos për të”, thotë ky burim.

Lajmi.net e posedon edhe planin e ndërtimit të tunelit, i cili do të jetë 180,52 metra katrorë. /Lajmi.net/

plani-tuneli

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ekskluzive-be-po-nderton-tunel-ne-veri-te-kosoves-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala