Ekonomia e Eurozonës rritet 0.4 për qind

Autori:Avdyl Pajaziti

Sipas raportit të publikuar nga Eurostati të mërkurën, Prodhimi i brendshëm bruto (GDP) i 19 vendeve të eurozonës dhe 28 vendeve të BE-së është rritur me 0.4 për qind në krahasim me tremujorin e fundit të vitit të kaluar dhe ka shënuar një rritje përkatësisht me 1.0 për qind dhe 1.4 për qind në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2015, GDP-ja e Gjermanisë, ekonomia më e madhe e eurozonës, është rritur me 0.3 për qind në krahasim me tremujorin e fundit të 2014-ës dhe 1.0 për qind me tremujorin e parë të 2014, ekonomia e dytë e madhe Franca ka një rritje përkatësisht prej 0.6 për qind dhe 0.7 për qind, thuhet në raport.

GDP-ja e Spanjës ka shënuar një rritje prej 0.9 dhe 2.6 për qind në tremujorin e parë, ndërsa Italia ka një rritje prej 0.3 për qind dhe 0 për qind.

Ekonomia e Greqisë sërish ka shënuar rënie, pas asaj të tremujorit të fundit prej 0.4 për qind të GDP-së së, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti GDP-ja ra 0.2 për qind krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2014.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ekonomia-e-eurozones-rritet-me-0-4-per-qind/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala