Ekipi që vrau Bin Ladenin është kthyer në një bandë kriminelësh

Ekipi elitë “SEAL Team Six” që u angazhua në misionin për vrasjen e Osama Bin Ladenit, shndërruar në një organizatë të papërgjegjshme e cila është angazhuar duke e trepruar, në vrasjen pa dallim të militantëve të nivelit të ulët.
Sipas një ish-ushtaraku të njësisë legjendare të Marinës amerikane, njësia ka dalë jashtë kontrollit dhe ka devijuar duke luftuar në mënyrë të përgjakshme militant të nivelit të ulët dhe banditë rrugëësh në vendet e Lindjes së Mesme, në vend që të kryejë sulme të koordunuara anti-terroriste për të cilat është e famshme.
Sipas dokumenteve sekrte, “SEAL 6″ tashmë janë përgjegjës për vrasjen e 9 nxënësve në Afgansitan e të shumë civilëve të pafajshëm. Ish-ushtaraku ka treguar për “New York Times” se anëtarët e “SEAL Team Six”, janë angazhuar në pengmarrje të ndryshme dhe në luftë trup më trup me sëpata e thika.
“SEAL Team Six” është ekipi special më i rrezikshëm në botë. Ata kanë më shumë se 10 mijë misione të kryera me sukses, ndër më të famshmet ajo e vrasjes së terroristit nr 1 në botë, Osama Bin Laden.
“NYT” tregon se ata janë shndërruar në një bandë kriminelësh ku sa herë që dikush ka një problem, i thërret për ti “zgjidhur punë”./NewsBomb