Ekipi i Topallit nuk i ka kryer pagesat, lojtarët bojkotojnë stërvitjen

Autori:Gazeta Fjala

Stërvitja e ekipit të Superligës së Turqisë, Yeni Malatyaspor, e paraparë të mbahej sot është anuluar.

Kjo pasi lojtarët e kanë bojkotuar stërvitjen për shkak të mospagesave të klubit ndaj tyre, transmeton Gazeta Express.

Malatyaspor, klub në të cilin luan edhe futbollisti kosovar, Jetmir Topalli nuk ka shlyer detyrimet financiare që ka ndaj futbollistëve, ndërsa në shenjë hakmarrje, lojtarët nuk kanë dalë në stërvitje sot.

Në fundjavë, Yeni Malatyaspor do të përballet me Galatasarayn. 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ekipi-i-topallit-nuk-i-ka-kryer-pagesat-lojtaret-bojkotojne-stervitjen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala