Ekipi i javës në La Liga

Sulmuesi urugaian dhe mesfushori kroat ishin të përzgjedhurit e Luis Enrikes, përderisa portieri i Villareal ia zuri vendin ati të Real Madrid-it dhe Alberto Bueno u bë pjesë e sulmit.
Sipas Goal.com, në portë gjendet Sergio Asenjo si shkak i disa intervenimeve mbresëlënëse, në ndeshjen kundër Real Madrid-it.
Në mbrojtje, Eric Bailly, i cili i dha një penalti ekipit të Madrid-it, mirëpo bëri disa intervenime të suksesshme për ndaljen e Ronaldos, poashtu dhe Mario Gaspar, përderisa Gaya ishte madhështor në fitoren e Valencia-s kundër Real Sociedad 2-0.
Në mesfushë, dyshja Valencian-e Sofia Fehgouli dhe Dani Parejo, gjithashtu shkëlqyen në atë ndeshje, përderisa Samu Castillejo ishte fantastik ndaj Getafe-s, të cilët i mundën me rezlutat 3-2. Ndërsa për Ivan Rakitic mund të themi se ka treguar përfomancën më të mirë që prej kur i është bashkangjitur radhëve të Barcelon-ës.
Më tutje, Luis Suarez shënoi një gol, ndihmoi në shënimin e një goli tjetër dhe poashtu asistoi në golin e tretë për suksesin e Barcelonës, përderisa Pablo Piatti shënoi të dy golat për ekipin e Valencias në Mestalla dhe Alberto Bueno shënoi që të katër golat për Rayo Vallecano-n në më pak se 15 minuta.