Ekipi babë e bir që bëjnë 1.3 milion dollarë nga Youtube

Evan-i 9 vjeçar dhe babai i tij kanë transformuar dashurinë e tyre për lodra në Youtube-biznes 7 shifrorë.
Jared (mbiemri i të cilit nuk është bërë i ditur për shkak të ruajtjes së privatësisë familjare) është një filmbërës i vet-punësuar, i cili ka kombinuar pasionin për film me dashurinë e djalit të tij 9vjeçar për lodra duke e krijuar kanalin e famshëm të Youtube EvanTubeHD. Dyshja babë e birë postojnë tri video në javë; në video paraqitet Evan-i duke i shpjeguar lodrat e bëra.
Ndoshta duket shumë e thjeshtë, mirëpo kanali i tyre në Youtube ka marrur flakën. Evan dhe Jared postuan videon e tyre të parë në vitin 2011, dhe që nga atëherë, kanali i tyre ka habitur 1,3 milion abonues, dhe ka arritur 1,2 miliardë shikime. Çfarë është më impresive për EvanTubeHD, se kanali i tyre tani për familjen sjell pagesë 7 shifrore për familjen e tyre.