Egjiptianët: Jemi populli më i pafavorizuar në Ballkan

Autori:Gazeta Fjala

Në Prishtinë është duke u mbajtur tribuna shkencore “Egjiptianët në Ballkan ndër shekuj”.

Ergit Qeli nga grupi për Identitet të Egjiptianëve ka thënë se egjiptianët janë përballur me paragjykime.

“Egjiptianët janë përballur me paragjykime dhe ofendime si pasojë e mungesës së informacionit për identitetin dhe origjinën e egjiptianëve në Ballkan”, njofton Klan Kosova.

“Ne jemi fut mënjë grup me romët e ashkalitë, njerëzit na trajtojnë si të njëjtë, ne jemi më të pafavorizuarit në Ballkan”, ka thënë Qeli, njofton Klan Kosova.

2

Edhe Mustafë Myrta zëvendësministri i Ministrisë së Administarës Publike ka thënë se gabimisht janë identifikuar si romë, ai thotë së dallojnë prej dokeve dhe zakoneve.

Profesori Marcel Courthiade nga Inalco në Paris ka thënë se askush nuk mundet me mohu se në Europë ekziston pabarazi në mes kombeve, njofton Klan Kosova.

“Disa kombe janë në Ballkan të pavorizume si në aspektin ekonomik po ashtu edhe në shumë aspekte tjera”.

Ai tha qe përbuzja etnike është shpërfaqje e budallallëkut njerëzor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/egjiptianet-jemi-populli-me-i-pafavorizuar-ne-ballkan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala