Egjipti sulmon Jemenin

Autori:Avdyl Pajaziti

Avionët luftarakë të ushtrisë egjiptiane për herë të parë kanë marrë pjesë në sulmet ajrore saudite në Jemen.

Ahmed Asiri, këshilltar i lartë i Ministrisë së mbrojtjes të Arabisë Saudite, ka thënë se avionët luftarakë të Egjiptit për herë të parë kanë marrë pjesë në operacionet ajrore të Arabisë Saudite në Jemen, duke bombarduar disa pozicione në këtë vend.

Kjo është në kohën kur partia “Egjipti i fortë” që drejtohet nga Abdul Menam Abul Futuh, në një deklaratë ka paralajmëruar të gjitha vendet arabe sidomos Egjiptin për sulmet ushtarake kundër Jemenit, duke thënë se sulmet kundër Jemenit në këto tre javë nuk kanë dhënë asnjë rezultat përpos vrasjes së mbi 500 personave midis të cilëve dhjetar fëmijë dhe plagosjes së mbi 1700 të tjerëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/egjipti-sulmon-jemenin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala