Efekti i kafes në shëndetin e dhëmbëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Kafja e mëngjesit është thuajse nisja më e mirë e ditës për të gjithë. Sipas një studimi të publikuar në revistën profesionale dentare rezulton se kafja ju ndihmon për dhëmbë të shëndetshëm.

Dentistët nga viti 1968 deri në vitin 1998 e kishin studiuar lidhjen e kafesë dhe periodontologjisë në 1,152 meshkuj, por tani ata duan ta zgjerojnë hulumtimin e tyre në popullatën e përgjithshme. Ata duan ta dinë nëse efektet e njëjta do të vërehen edhe tek femrat.

Një studim i mëparshëm, rezultatet e të cilit u botuan në qershor në revistën “Applied Microbiology”, tregoi  jithashtu se kafja e fortë dhe e hidhur e zezë mund t’i mbajë dhëmbët e pastër.

Studimi tregoi se kafja me një përqindje të lartë të kafeinës i shkatërron bakteret që shkaktojnë pllakëza, që shkakton karies të dhëmbëve dhe vizita tek dentisti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/efekti-i-kafes-ne-shendetin-e-dhembeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala