Efektet e alkoolit në trup

Autori:Avdyl Pajaziti

Pirja e shumtë – në kohë të gjatë apo vetëm për një natë – mund të ketë ndikime negative në trup. Këtu janë disa prej dëmeve të saj të cilat i shkaktohen trupit.

Truri.
Alkooli ndikon në rrugët e komunikimit të trurit, dhe mund të ndikojë në mënyrën se si truri duket dhe punon. Këtë ndikime mund të ndryshojnë disponimin dhe sjelljet, dhe ta bësh më të vështirë të mendosh qartë dhe të veprosh sipas koordinatave.

Zemër.
Pirja për një kohë të gjatë apo pirja shumë për një natë mund ta dëmtoj zemrën, duke shkaktuar probleme si:

  • Kardiomipati – tendosja dhe venitja e muskulit të zemrës
  • Aritmi – rrahje të zemrës të çrregullta
  • Goditja
  • Tensioni i lartë i gjakut

Mëlçi.
Pirjen e madhe e paguan mëlçia, e cila mund të shpie në probleme të ndryshme dhe pezmatime të mëlçisë, duke përfshirë:

  • Steatozën apo mëlçinë yndyrore.
  • Hepatiti alkoolik
  • Fibrozë – trashje e indeve të idhzës
  • Cerozë

Pankreasi.
Alkooli shkakton që pankreasi të prodhojë substanca toksike të cilat mund të shpiejnë në pezmatim të saj, pezmatim dhe bymim i i enëve të gjakut në pankreas e cila parandalon tretjen.

Kanceri.
Pirja e shumtë  e alkoolit rritë rrezikun e marrjes së kacereve të ndryshme si:

  • Kancerin e Gojës
  • Ezofagut
  • Fytit
  • Mëlçisë
  • Gjirit

Sistemi imunitetit.

Pirja e shumtë të dobëson sistemin e imunitetit, duke e bërë trupin tënd target më të lehtë të sëmundjeve. Alkoolistët kronik, kanë më shumë gjasa të marrin sëmundje si pneumonia dhe tuberkulozi. Ndërsa, pirja e shumtë për një natë e dobëson trupin tënd në shmangjen e infeksioneve .

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/efektet-e-alkoolit-ne-trup/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala