Edward Snowden mohon se ka marrëveshje me Putinin për azil në Rusi

Autori:Gazeta Fjala

Ish-kontraktori i Agjensisë së Sigurimit Kombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Edward Snowden, në një intervistë për BBC-në e ka quajtur vetën ‘person nën shënjestër’.

Pas nxerrjes së informacioneve secrete ne lidhje me spiunazhin e telefonave dhe adresave nga ana e ish-punonjësve, Snowden prej vitesh është arratisur nga SHBA-të, transmeton Gazeta Blic.
Gjatë intervistës Snowden ka mohuar të ketë bërë marrëveshje me Shërbimin Sekret Rus dhe Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, në lidhje me azilin në Rusi.

Sipas tij, shërbimi sekret i Britanisë së Madhe ka pasur fuqinë të hynte në telefonat personal të personave pa dijeninë e këtyre të fundit. Snowden deklaroi se agjencia amerikane dhe ajo angleze kanë investuar teknologji të rëndë për ti lejuar të infiltrohen në telefonat smart, në një program të quajtur “Smurf” sipas filmit për fëmijë, megjithatë qeveria Britanike nuk ka pranuar të prononcohet mbi deklaratën e Snoëdenit, transmeton Gazeta Blic.

Snowden u shpres, se vetëm pse doli kundër spiunazhit, jeta e tij tashmë është bërë e pakuptimtë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edward-snowden-mohon-se-ka-marreveshje-me-putinin-per-azil-ne-rusi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala