Edward Snowden kërkon azil në Zvicër

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-agjenti amerikan i zbulimit, Edward Snowden, bëri thirrje publike te autoritetet zvicerane për t’i dhënë azil, ngase dëshiron të kthehet në shtetin ku dikur jetonte si një agjent i fshehtë i CIA-s.

“Unë do të doja të jetoj përsëri në Zvicër, disa nga kujtimet e mia më të mira janë të lidhura me Gjenevën. Ky është një vend i mrekullueshëm”, tha Snowden nëpërmjet një video lidhje nga Moska, në një adresim në Festivalin e Flimit në Gjenevë, që pasoi me shfaqjen e filmit “Sitizenfor”, kushtuar Snowdenit.

Ai shfaqi shpresën se Zvicra si një shtet politikisht neutral mund t’ia pranojë azilin, ndërsa ka vlerësuar diversitetin e saj multikulturor dhe nivelin e të drejtave të njeriut. Snowden tha se në 21 vende ka kërkuar azil, pasi SHBA-ja i ka pezulluar pasaportën e tij dhe pasi hoqi dorë të lëvizte në Ekuador.

Snowden aktualisht është në Rusi, ku ka fituar azilin pas publikimit të dëshmive sekrete të Shërbimit amerikan të Sigurisë Kombëtare, ku ai ishte i punësuar për të spiunuar qytetarët në vende të ndryshme të botës. /albinfo.ch

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edward-snowden-kerkon-azil-ne-zvicer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala