Editorial akuzues për celulë terroriste në Kosovë nga IBD

Autori:Gazeta Fjala

“Shteti Islamik lirshëm po vepron në katër shtetet muslimane që i ka “çliruar” Amerika, në Irak, Libi, Afganistan dhe tani, sipas Byrosë Federale të Hetimeve edhe në Kosovë.

A është ky falënderimi që e marrim ne për derdhjen e gjakut dhe të parave tona,” shtron pyetjen kolumnisti i paemëruar në të përjavshmen Investor’s Business Daily që botohet në Los Angeles.  Kjo e përjavshme ka shkrime dhe editoriale me tema nga fusha ekonomike, politike dhe kulturore nga gazetarë dhe kolumistë të njohur si Richard Cohen, Charles Krauthammer, e të tjerë, me pikëpamje liberale dhe djathtiste.

Më tej në këtë editorial thuhet se Byroja Federale Amerikane ka akuzuar një shtetas të Kosovës i cili kishte hy në kompjuterat e Pentagonit duke vjedh informacionet personale për 1 mijë e 351 pjesëtarë të ushtrisë dhe qeverisë amerikane dhe të familjeve të tyre, përfshirë “email-at, fjalëkalimet, emrat, numrat e tyre të telefonit dhe informacionit e vendndodhjes së tyre.”

FBI pretendon se i dyshuari, i riu kosovar Ardit Ferizi, ja ka dorëzuar këto të dhëna pjesëtarve të Shtetit Islamik.  “Ky sulm kibernetik me qendër në Kosovë që ndodhi nga qershori deri në gusht të këtij viti, i ka mundësuar Shtetit Islamik të krijojë një ‘listë vrasjesh’ ku përfshihen emrat dhe adresat pjesëtarëve të ushtrisë amerikane,” thekson e perjvshmja nga California.

Më tej editoriali nënvizon se i riu kosovar besohet të jetë udhëheqës i celulës së Shtetit Islamik, me bazë në Kosovë, siç thuhet ‘një shtet mysliman të cilin e çliroi ushria amerikane në vitet 1990-ta. Kjo celulë e quan veten Siguria e Hakerave të Kosovës,’ thekson ndër të tjera editoriali që vendveprimin e të riut kosovar e sjellë nga Malajzia ku u arrestua, tani në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/editorial-akuzues-per-celule-terroriste-ne-kosove-nga-ibd/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala