Edita Tahiri thotë se Serbia e ka njohur Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se me nënshkrimin e marrëveshjes për energjinë, Serbia e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Kjo pasi, sipas saj, në këtë marrëveshje për herë të parë në ndonjë marrëveshje të nënshkruar nga këto dy vende, përmendet termi “Republika e Kosovës”.

Këtë deklaratë ministrja për Dialog e ka dhënë në një intervistë për gazetën “Zëri”, me ç’rast i ka vlerësuar lart marrëveshjet e arritura të martën në Bruksel, duke thënë se katër marrëveshjet janë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Në intervistë, Edita Tahiri ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të përbëjë një nivel të tretë të qeverisjes në Kosovë dhe se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. /Zeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edita-tahiri-thote-se-serbia-e-ka-njohur-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala