Edita Tahiri e bindur se barrikada “Parku i Paqes” hiqet nesër

Autori:Gazeta Fjala

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës ka mohuar të ketë dështuar heqja e barrikadës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Sipas saj, heqja e saj do të ndodhë ashtu siç ishte paraparë, pra nesër.

Tahiri ka thënë për KosovaPress se në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të datës 25 gusht nesër do të hiqet barrikada nga ura e Mitrovicës, si dhe atje do të fillojë rivitalizimi i urës në bazë të një plani, i cili është publikuar nëpër media.

“Sa i përket reagimeve që m’i thatë, ndoshta nga zyrtarët apo qytetarët serbë të komunave veriore, mund të them se çështja e themelimit të Asociacionit nuk ndërlidhet me heqjen e barrikadës. Ne e kemi bërë të qartë se themelimi i Asociacionit do të pasojë pasi të hartohet statuti i Asociacionit dhe në ndërkohë do të ndodhë zhbërja e të gjitha strukturave paralele në Kosovë dhe para se të bëhet zhbërja e plotë dhe e verifikueshme e këtyre strukturave paralel, nuk mund të themelohet Asociacioni, pra e dinë edhe zyrtarët serbë se Asociacioni do të themelohet vetëm pasi të shuhen të gjitha strukturat paralele të Serbisë në Kosovës dhe kjo çështje nuk lidhet me barrikadën”, ka thënë Tahiri.

Tahiri po ashtu ka thënë se nesër do të zhvillohen dy procese paralelisht, do të hiqet barrikada përkatësisht i ashtuquajturi “ Parku i Paqes” dhe fillojnë punimet r e rivitalizimit të Urës. Të gjitha këto aktivitete janë në kuadër të kompetencave të Bashkimit Evropian, përkatësisht zyrës së BE-së në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edita-tahiri-e-bindur-se-barrikada-parku-i-paqes-hiqet-neser/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala