Edi Rama: Vendimi që Kosovës mos t’i hiqen vizat është politik

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri Edi Rama dha për thuajse dy orë konferencën e fundit për gazetarë të vitit 2015 Mungesën e heqjes së vizave për shtetasit e Kosovës dhe shtyrjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit nga Bashkimi Europian me Shqipërinë, i ka quajtur pa arsye kryeministri Edi Rama.

Kryeministri refuzoi të pranonte qëndrimet e Bashkimit Europian pëtr të mos lehtësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Zoti Rama tha se janë politike dhe jo teknike shkaqet për mbajtjen e vizave për Kosovën dhe që nuk hapen negociatat me Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama dha për thuajse dy orë konferencën e fundit për gazetarë të vitit 2015.

Politika e jashtme dhe Bashkimi Europian janë parësore për Shqipërinë, garantoi kryetari i qeverisë, por theksoi njëherit se nuk mund të bënte propagandë:

“Është e sigurtë që nëse kjo qeveri nuk do të kishte ardhur në detyrë me mbështetjen e 1 milion shqiptarëve dhe nuk do të kishte bërë reformat që po bën, duke dhënë sinjale të qarta që në fillim, Shqipëria nuk do ta kishte marrë statusin e vendit kandidat. Të gjithë mund të thonë çfarë të duan, secili ka rrëfimin e tij. Por e vërteta është kjo”.

Pandashëm e sheh kryeministri dështimin e heqjes së vizave për Kosovën me moshapjen e e negociatave për Shqipërinë nga Bashkimi Europian:

“Kemi marrë statusin e vendit “kandidat: dhe jemi në një proçes koherent për të çelur negociatat, por nuk varet vetëm nga ne, të jemi të qartë. Mjafton t’u sjell shembullin e Kosovës për liberalizimin e vizave për të kuptuar për ata që se kuptojnë që vendimarrja e BE nuk është thjesht çështje realizimi teknikalitetesh. Nga pikëpamja teknike Kosova i ka mbyllur të gjitha. Është politike. Jam shumë shpresëplotë që më në fund Kosova do të çlirohet nga izolimi absurd”.

Ai e quajti “paradoks të madh me të kaluarën” mbajtjen e vizave për Kosovën, pasi kujtoi se qytetarët e saj “ishin në diktaturë dhe lëviznin më lirisht”, kurse “sot janë në shtetin e tyre demokratik dhe janë të izoluar”.

“Shpresoj që viti i ardhshëm do ta çlirojë Kosovën dhe do vazhdojmë të këmbëngulim për këtë”-uroi kryeministri, duke vazhduar krahasueshmërinë për qëndrimikn eurolpian ndaj Shqipërisë.

“E njëjta gjë për proçesin tonë. Ne jemi absolutisht të bindur që nëse nga pikëpamja strikt teknike do t’i qëndronim atyre që kemi bërë negociatat duhet të ishin hapur.Ajo që po bëjmë ne me reformën në drejtësi është ezaurimi i kapitullit 23-24 të hapjes së negociatave”-tha kryeministri.

Në tërësi, zoti Rama tha se shumëçka në Shqipërië ka ecur përsëmbari me kryerjen e refromave, që pohoi se janë të dhimbshme, por dhe se qeveria nuk tërhiqet.
Kryeministri kujtoi se janë shlyer 600 milionë euro borxhe të prapambetura, trefishuar ndohma ekonomike, rritur financat dhe ekonomia si dhe mbështetja për shtresat në nevojë.

Ndërkaq, sipas zotit Rama, qeveria do të mundësojë në kuadër të reformës në shëndetësi, shërbim falas te mjeku i familjes

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edi-rama-vendimi-qe-kosoves-mos-ti-hiqen-vizat-eshte-politik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala