Edi Rama s’pranon ta bëjë testin e drogës

Autori:Avdyl Pajaziti

Mazhoranca e Shqipërisë e ka pranuar njërën nga dy kërkesat e opozitës për ligjin mbi dekriminalizimin.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kreu i Komisionit të Posaçëm për Dekriminializimin, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

Edi Rama ne Kuvend

Sipas tij është pranuar verifikimi i shenjave të gishtave të kandidatëve, çka do të ndihmonte në identifikimin e personave të inkriminuar, që mund të kenë ndryshuar emrat, por s’ka dakordësi për testin e drogës.

Mazhoranca nuk pranon që një kandidat për deputet apo kryetar bashkie t’i nënshtrohet testit të drogës.

Opozita ka akuzuar shpesh kryeministrin Rama si përdorues droge. Ligji për dekriminalizimin pritet të votohet në kuvend brenda këtij viti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edi-rama-spranon-ta-beje-testin-e-droges/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala