Edi Rama shpallet lideri më i gjatë në botë

Autori:Zekirja Shabani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Ram është rënditur i pari në listën e 20 liderëve më të gjatë në botë. Pas listës së liderëve më të bukur, nga “Hottest Heads of State”, ku kryeministri shqiptar zuri vendin e 22, më në fund Shqipëria arriti të renditet në krye të një liste botërore. Rama me shtatlartësinë e tij ka lënë pas homologun e tij serb Aleksander Vučić, zëvendës kryeministri e Kosovës Hashim Thaçin, si dhe presidentin turk Tayip Recep Erdoğan.

Burime nga brenda Partisë Socialiste bëjnë të ditur se kjo është pritur me mjaft entuziazëm në selinë rozë. Rama citohet të jetë shprehur mes miqsh se Shqipëria po arrin të bëjë figurë të mirë nëpër botë, gjë që është pozitive për imazhin e vendit. «Jemi racë e bukur dhe shtatlartë», citohet të jetë shprehur Rama, teksa nuk ka ngurruar të bëjë shaka duke thënë se «kush është më i gjatë shikon edhe më larg se të tjerët». Me këtë kryeministri ka dashur të thumbojë ata që nuk besojnë në vizionin e tij për transformimin rrënjësor të vendit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edi-rama-shpallet-lideri-me-i-gjate-ne-bote/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala