Edi Rama ekspozitë në Berlin

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Galerinë prestigjioze të artit modern “Michael Schultz” në Berlin, është çelur të shtunën në mbrëmje në prani të shumë koleksionistëve e artdashësve, ekspozita vetjake e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me 115 piktura të realizuar nga ai.

Të gjitha punimet e ekspozuara janë të punuara gjatë viteve në tryezën e tij të zyrës.

“Mbrëmë në Berlin, në galerinë prestigjioze të artit modern “Michael Schultz”, ku u çel në prani të shumë koleksionistëve e artdashësve ekspozita me 115 piktura të bëra gjatë viteve në tryezën e zyrës. Dy muzeume të artit në Gjermani shfaqën interesin për ta ekspozuar koleksionin në mjediset e tyre. Një kontribut modesisht pozitiv edhe për imazhin e Shqipërisë”, shkroi Rama në Facebook.

Këtë postim e shoqëroi edhe me një seri fotosh nga ky aktivitet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edi-rama-ekspozite-ne-berlin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala