Edhe ylli i Hollywood-it kalon në Vala (Foto/Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Kush prej nesh nuk e mban mend Armand Assanten, në rolin e tij emblematik ku portretizon mafiozin njujorkez, John Gottin, film që ka fituar edhe çmimin e nderuar Emmy.

Apo në filmin Mambo Kings, ku së bashku me Antonio Banderas, luajnë rolin e emigrantëve kubanez që emigrojnë në Amerikë, dhe kolonën muzikore legjendare që shoqëron këtë film?!!!!

Kam parë disa herë filmat e këtij aktori që kanë bërë epokë në Hollivud dhe filmat tjerë më pak të njohur, por nuk e kam menduar apo as ëndërruar që ai do të vinte një ditë në Kosovë, për më tepër, do të takoheshim bashkë, në zyrën time, ndërtesën e Vala’s.

Kështu ka shkruar në llogarinë e tij nw Facebook, drejtori ekzekutiv i Postës dhe Telekomit, Agron Mustafa.

I famshmi Assante na vizitoi sot në Vala, me qëllim të marrjes së një numri të cilin ai do ta përdorë gjatë kohës që do të jetë në Kosovë.

Një privilegj për mua si drejtor menaxhues, Valën dhe gjithë Kosovën. Aktorëve hollywoodian kaq të famshëm, rrallë iu bie rruga për në Kosovë.

Assante ndodhet ne Kosovë, ku është duke marrë pjesë në xhirimet e tij për filmin “Requiem for Europe”. Pjesë e këtij filmi janë edhe soprano e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare Inva Mula, Ermonela Jaho dhe aktori prishtinas, Mensur Safçiu.

Rrëfimi i filmit fillon me Kosovën e më pas shndërrohet në temë globale. Suksese Assantes dhe ekipit, ka shkruar nw fund Mustafa. /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-ylli-i-hollywood-it-kalon-ne-vala-fotovideo/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala