Edhe vetura e Ismet Beqirit në shitje

Autori:Zekirja Shabani

Kryetarin e Komunës së Prishtinës e pret edhe një sfidë e re me veturat luksoze që ka në garazh të këtij institucioni. Përveç telasheve që ka me shitjen e Audisë Q7 të trashëguar nga ish kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, ai do të ketë barrë edhe shitjen e veturës së Touareg të blerë në kohën kur Ismet Beqiri ishte kryetar komune. Gazeta Fjala, ka raportuar javën e kaluaar se kjo veturë nuk po përdoret nga zyrtarët e komunës dhe asnjëherë nuk është bërë e ditur se ekziston.

“Vetura ështe në gjendje te rregullt teknike, mirëpo për shkak të shpenzimeve të larta të derivateve nuk është në përdorim nga asnjë Drejtori e Komunës”, thuhet në përgjigjen e zyrës pëër informim të Komunës së Prishtinës.

Ky institucion tashmë e ka nxjerrë në shitje veturën Audi Q7 dy herë radhazi por nk kaa pasur sukses për arsye se nuk ka pasur oferta për blerje.

“Mbetet që komisioni tëë verifikojë edhe një herë të gjitha automjetet nga lista e këtij ankandi, megjithatë, vetura do të del në ankand publik deri sa të realizohet shitja e saj pasi që kjo veturë nuk do të përdoret nga Kryetari i Komunës së Prishtinës”.

ismet 2 copy

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-vetura-e-ismet-beqirit-ne-shitje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala