Edhe tri çmime të reja për aeroportin ‘Adem Jashari’

Aeroporti ndërkombëtarë i Kosovës ka fituar edhe tri çmime të reja në njërën ndër garat më të mëdha botërore që i janë ndarë nga StevieAwards 2015.
“Këto çmime fitohen nga grupi i kompanive Limak për projektin në shtetin e Kosovës i cili është një shtet i pavarur dhe shteti më i ri në Evropë”, ka deklaruar HaldunFiratKöktürk Drejtori Gjeneral i ANP ‘ Adem Jashari’.
Ai thotë se çmimet e fituara e motivojnë atë dhe punonjësit e tij për të punuar më shumë, transmeton Gazeta Fjala.