Edhe Thaçi lavdon deputetët e koalicionit

Autori:Gazeta Fjala

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë shprehu mbështetje të fuqishme për qëndrimin e mbajtur të deputetëve dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se është me rëndësi që partnerët e koalicionit janë të vendosur për të vazhduar punën në institucionet e vendit, me legjitimitetin e tyre të plotë qytetar, me tri të katërtat në Parlament dhe tri të katërtat në Parlament nuk janë vetëm numra por janë drejtpërdrejt legjitimitet qytetar.

“Dëshiroj t’i falënderoj deputetët e koalicionit për durimin e tyre, kulturën e lartë të treguar dhe udhëheqjen e shkëlqyer nga kryetari i Kuvendit”, ka thënë Thaçi,thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Sipas Thaçit, nuk mundet askush ta sfidojë demokracinë e Kosovës.

“ Në veçanti në këtë periudhë, kur jemi duke nënshkruar marrëveshje historike për vendin tonë, anëtarësimin në UNESCO, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe vitin evropian për Kosovën, pamjet në Parlament nga opozita janë pamje me të vërtetë që nuk përkon me realitetin, nuk përkon me standardet, nuk përkon me vlerat, por as me traditën tone”, ka shtuar Thaçi, raporton indeksonlinet.net

Në fund ai tha se nuk do të ketë bllokim fizik të Kuvendit.

“Ajo që është shumë me rëndësi, është se nuk do të ketë bllokim fizik, do të jetë i pamundur për Kuvendin dhe do të vazhdojmë me agjendën tonë të zhvillimit dhe agjendën tonë evropiane”, u shpreh zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-thaci-lavdon-deputetet-e-koalicionit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala