Edhe sot Veseli në takime me ambasadorë

Autori:Gazeta Fjala

Kryeparlamentari  Kadri Veseli edhe  gjatë ditës së sotme do të zhvilloj takime me ambasadorë të huaj të akredituar në Kosovë.

Ai do të takohet me ambasadorin e Italisë  në Kosovë, Andreas Ferrarese dhe diplomaten franceze,  Maryse Daviet.

Të enjëten Veseli  takoi ambasadorin amerikan në Kosovë , Greg Delawie, atë të Britanisë, Ruairi O’Connell dhe  të Norvegjisë, Jan Braathu, me të cilët  u diskutua për zgjedhjen e presidentit, proces për të cilin u tha se do të jetë demokratik e kushtetues, transmeton Gazeta Fjala.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-sot-veseli-ne-takime-me-ambasadore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala