Edhe sot vazhdojnë kërkimet për 17 vjeçarin e zhdukur

Autori:Avdyl Pajaziti

Polica e Kosovës dhe FSK në bashkëpunim me KFOR-in, edhe sot do të vazhdojnë kërkimet për 17 vjeçarin e zhdukur, që nga dita e premtë, Sead Alushi.

“Po do të vazhdojnë edhe sot kërkimet për 17-vjeçarin e zhdukur, në lumin Ibër. Deri më tash nuk kemi asnjë informatë shtesë lidhur me rastin. Për çdo rast ne do të ju informojmë”, ka thënë zyrtari i Policisë në Mitrovicë, Besim Hoti për Indeksonline.

I riu 17 vjeçar, është zhdukur në veri të Mitrovicës dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen e tij

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-sot-vazhdojne-kerkimet-per-17-vjecarin-e-zhdukur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala