Edhe sot Prishtina mund të mbetet pa ujë, ja arsyet

Autori:Avdyl Pajaziti

Për shkak të dëmtimit të kabllove të energjisë elektrike në stacionin e pompave në Besi, nga kontraktori i Komunës së Prishtinës, Prishtina sot rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm,

KUR”Prishtina”-sh.a. njofton të gjithë konsumatorët e qytetit të Prishtinës, ata të cilët furnizohen me ujë nga sistemi i Batllavës, e që janë gjithsej 70% e konsumatorëve të këtij qyteti, se sot mund të rrezikojnë të mbesin pa ujë gjatë gjithë ditës.

Kjo vie si pasojë e dëmtimit të kabllove të energjisë elektrike në Stacionin kryesor të pompave në fshatin Besi, nga kontraktorët e Komunës së Prishtinës që janë duke punuar në asfaltimin e rrugëve, e që është hera e dytë që po i dëmton kabllot e enrgjisë e që realisht Prishtina rrezikon të mbetet pa ujë.

Kërkojmë nga Komuna e Prishtinës që kontraktorëve të tyre t’ju sugjerojnë që t’jenë shumë më të përgjegjshëm.

Po ashtu , mbrëmë pasi që ka filluar prodhimin Fabrika e Badocit, kemi pasë probleme me rrjetin brenda qytetit të Prishtinës, me çrast ka ndodhë një pëlcitje e gypit me diametër fi 300 mm në rrugën “Ismail Dumoshi” ku punëtorët e Ujësjellësit që nga mbrëmë janë në vendin e ngjarjes dhe pritet që shumë shpejtë të sanohet.

Si shkak i këtij dëmtimi, disa lagje që furnizohen me ujë nga sistemi i Badocit janë pa ujë deri në sanimin e gjendjes.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-sot-prishtina-mund-te-mbetet-pa-uje-ja-arsyet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala