Edhe sot pa ujë dy lagje të Prishtinës

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”-sh.a. njofton të gjithë konsumatorët e lagjes “Taslixhe” në Prishtinë dhe Rrugës “Haxhi Zeka” në tërësi se edhe sot, e premte, duke filluar nga ora 10:00 deri në 18:30, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Ndërprerja e sërishme e furnizimit me ujë të pijshëm ditën e sotme, vjen si shkak i punimeve teknike, më saktësisht disa testime të rrjetit të ri në rrugën dhe lagjen e lartcekur, e që ditën e djeshme ka qenë e pamundur teknikisht që të përfundojnë tërësisht, njoftoi KUR ”Prishtina”