Edhe sot në Kosovë do të ketë shi

Autori:Gazeta Fjala

Kjo javë ka filluar me shi dhe me mot jostabil, për shkak të depërtimit mbi rajon të një fronti të ftohtë nga pjesa qendrore e kontinentit evropian.

Të hënën ishte nxehtë ë në pasdite vranësirave lokale të cilat u shoqëruan me të reshura dhe bubullima. Reshje lokale shiu me bubullima do të vazhdojnë edhe ditën e martë, derisa temperaturat maksimale do të pësojë një rënie të lehtë.

Prishtina Ëeather raporton se sot, e martë, do të mbajë mot pjesërisht i vranët, me mundësi për riga lokale shiu, ndërsa nga dita e enjte do të mbajë mot kryesisht me diell e temperaturat do të shënojnë rritje graduale.

Në aspektin termik, temperaturat maksimale do të zbresin rreth vlerave mesatare, nga 33C, të hënën, në 27C-28C, nga dita e martë. Ndërsa temperaturat minimale do të luhaten nga 12C deri në 17C.

Era do të fryejë kryesisht nga veriu-verilindja 3-7m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet rreth vlerave normale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-sot-ne-kosove-do-te-kete-shi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala