Edhe sot mbesin pa rrymë shumë vende të Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Vazhdojnë ndërprerjet e energjisë elektrike nga ana e KEDS.

Kësaj radhe njoftojnë se sot nga ora 11:00 deri në orën 16:00 do të mbesin pa energji fshatrat Penuhë, Godishnjak, Lluzhan, Shakovicë, Sallabajë, Majac, Zhegrovë, Lupç, Popovë, Tenezhdoll dhe Vranidoll.

Shkyçja bëhet me qëllim të vendosjes së ormanit 0.4 kV.

Ndërsa, gjatë orës 11:00 deri në orën 16:00 pa energji do të mbesin fshatrat: Surkish, Ballovc, Lladoc, Sfeqël, Dumosh, Shjakoc, Surdull, Hertice, Drazhnje, Rakinicë dheTuriçicë.

Shkyçja bëhet me qëllim të riparimit të ormanit 0.4 kV dhe vendosjes së ndërprerësit.

E prej orës 10:00 deri ne orën 16:00 nuk do të kenë energji do të mbesin: një pjesë e qytetit, Biti e Ulët dhe e Epërme, Palo, Shushiq, Gotovusha, Drajkovci, Viqa, Gradovica, Firajë dheBrod.

Shkyçja bëhet me qëllim të ndërrimit të siguresave 10 kV , bazave të siguresave,shkarkuesve të mbitensionit dhe pastrimit të traseve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-sot-mbesin-pa-rryme-shume-vende-te-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala