Edhe sot kolona të gjata në kufirin Kosovë-Serbi

Autori:Zekirja Shabani

Edhe sot gjatë vikendit janë krijuar përsëri kolona me pritje prej kohëzgjatjeve të ndryshme në pikë-kalime kufitare me Serbinë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës (PK), si vazhdimësi e njoftimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, lidhur me gjendjen sa i përket pritjeve në disa pikë-kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës (RKS) me Serbinë, “ju informojmë se edhe sot (ora 13:00) gjatë vikendit janë krijuar përsëri kolona me pritje prej kohëzgjatjeve të ndryshme.

Policia e Kosovës vazhdon të punoj me numër të shtuar të personelit policor në pika kufitare me qëllim të aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, për ti shmangur pritjet e gjata dhe të ju mundësojë qytetarëve, bashkatdhetarëve tanë kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar.

Informacionet e orës 13:00 tregojnë se në Merdare (Podujevë) në hyrje për në RKS ka pak pritje deri në (20 min.), ndërsa në dalje kolona është e gjatë dhe pritjet zgjasin rreth (4.30 deri 5.30 orë),varësisht prej frekuentimit të automjeteve.

Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë (Gjilan) si në hyrje ashtu edhe në dalje nuk ka kolona shumë të gjata, ku pritjet në dalje nga RKS-ja momentalisht zgjasin rreth ( 1 orë).

Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë) në hyrje nuk ka pritje të gjata ndërsa në dalje nga RKS-ja pritjet janë nga ( 1 deri 2) orë.

Pikë-kalimi kufitar Muqibabë –(Gjilan) si në hyrje po ashtu edhe në dalje nuk ka pritje të gjata, përveç pritjeve normale afërsisht deri në (20-30-) minuta, kryesisht në dalje.

Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret se, ata që mund të shfrytëzojnë pikë-kalime tjera kufitare ku ka më pak pritje, ti shfrytëzojnë ato pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata.

Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolona-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, kryesisht në dalje të RKS-se, si dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve për kalim kufitar”./gazetaexpress/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-sot-kolona-te-gjata-ne-kufirin-kosove-serbi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala