Edhe sot bllokohet Rektorati

Autori:Avdyl Pajaziti

Mos realizimi i kërkesave të studentëve i ka shtyrë ata që edhe sot ta bllokojnë Rektoratin. Për kërkesat që kanë të bëjnë me afatet dhe kushtet për provime, studentët bllokuan edhe dje Rektoratin.

Një lajmërim të tillë e ka bërë udhëheqësi i Grupit të Studentëve të Pavarur, Argjent Softolli.

Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ai ka ftuar edhe kolegët tjerë që t’i bashkëngjiten kësaj bllokade.

Organizatorët e kësaj proteste madje kanë paralajmëruar edhe veprime të tjera pos protestës, nëse nuk marrin ndonjë përgjigje për kërkesat e tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-sot-bllokohet-rektorati/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala