Edhe Rufki Suma blenë vetura luksoze

Në oborrin e Komunës së “varfër” të Hanit të Elezit tash e tutje do të zënë vend edhe ty vetura me kilometrazh zero-zero. Kryetari më kursimtar në Kosovë, sic njihet Rufki Suma, e ka lëshuar dorën kësaj radhe për veturat e markës “Hyndai” nga Kina.
Në tenderin “Furnizim me dy (2) vetura per Komunen Hani i Elezit”të shpallur në KRPP është thënë se vlera e tyre do të jëtë fiks 34 000.00 euro.
Nga kjo shumë del se për vetëm një veturë të markës “Hyundai” kjo komuna ka shpenzuar 17 mijë euro.
Tenderin për furnizm me këto vetura e ka fituar kompania “Hyundai Auto” nga Prishtina, derisa në garë kanë qenë dy kompani.
Kontrata mes komunës dhe kompanisë fituese do të nënshkruhet më 03.04.2015