Edhe Raif Qela nga PDK-ja nuk e voton Specialen

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Raif Qela, po bëhet i pesti nga radhët e kësaj partie që do të votojnë kundër ndryshimeve të amendamenteve kushtetuese, e që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ai këtë e konfirmoi për KosovaPress. I njëjti deputet ka votuar kundër edhe në procedimin e parë me 26 qershor.

Qela iu ka bashkuar deputetëve të tjerë Nait Hasanit, Ganimete Musliut, Flora Brovinës dhe Fadil Demakut të cilët deri më tani nuk kanë ndryshuar mendimin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-raif-qela-nga-pdk-ja-nuk-e-voton-specialen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala