Edhe përfaqësues të Qeverisë serbe në Kosovë për Vidovdan

Autori:Avdyl Pajaziti

Serbët sot e kremtojnë Vidovdanin, e njohur ndryshe si Beteja e Kosovës. Dhjetëra autobusë, të shoqëruar nga Policia e Kosovës, kanë arritur në Gazimestan për ta shënuar këtë festë.

Ky komunitet tradicionalisht mblidhet në Gazimestan afër Obiliqit për ta shënuar përvjetorin e betejës së Fushë Kosovës, e cila kishte rezultuar me humbjen e ushtrisë aleate nga pushtimi osman, në krye me Millosh Obiliqin, raporton KTV.

Në manifestim po marrin pjesë edhe përfaqësues të Qeverisë serbe.

Kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq e ka shprehur shpresën se kjo ditë do të kalojë pa incidente, duke shtuar se kjo ditë ka rëndësi të veçantë për të gjithë serbët.

E zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se policia po përkujdeset që gjithçka të kalojë pa incidente.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-perfaqesues-te-qeverise-serbe-ne-kosove-per-vidovdan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala