Edhe një tragjedi ajrore, humbin jetën 224 persona

Një aeroplan rus është përplasur në qendër të Sinait me 217 persona në bord dhe staf prej 7 personave.
Përplasjen e aeroplanit e ka konfirmuar zyra e kryeministrit të Egjiptit.
Ndërsa RT, thotë se aeroplani është i shkatërruar i gjithi dhe se është mjaft e dyshmitë nëse ka shpëtuar dikush nga bordi.
Aeroplani Airbus A-321 ishte ngritur nga Red Sea, resort i Sharm el-Sheikh, në rrugë për Shën Petersburg të Rusisë, por që kishte dështuar të binte në kontakt me qendrën e kontrollit në Qipro pas 23 minutave pasi ishte shkëputur nga toka dhe është zhdukur nga radari.
Pas kësaj është raportuar rrëzimi i tij në Sinai të Egjiptit, transmeton Koha.net
Shumica e pasagjerëve kanë qenë turistë rus, që udhëtonin me kompaninë Kogalymavia.