Edhe një risi në Facebook

Autori:Avdyl Pajaziti

Facebook është kompania tjetër që është duke punuar në krijimin e një asistenti digjital, të ngjashëm me Siri.
Gjiganti i internetit ka njoftuar të hënën se është duke punuar në një asistent digjital me zë për Messenger të quajtur “Moneypenny”.

Ndryshe nga Siri dhe Cortana, Monepenny do të ju lejojë që të merrni informacione dhe asistencë nga njerëz të vërtetë, transmeton Lajmi.net.

Ky raport tregon se përdoruesit do të jenë në gjendje që të kërkojnë ndihmë në hulumtim dhe porositje të produkteve online, së bashku me detyrat e tjera.

Nuk është dhënë ndonjë datë se kur ky asistent digjital do të lansohet në Messenger, por pyetja mbetet se si do të punojë ky asistent saktësisht dhe si njerëzit do t’i ndihmojnë të tjerët në kërkim, ndryshe nga asistentët e tjerë digjital me të cilët tashmë jemi mësuar.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-nje-risi-ne-facebook/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala