Edhe një muaj përfundon lidhja e autostradës me rrethrrotullim (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

50 metrat që kanë mbetur për të lidhur autostradën kryesore të Kosovës me rrethrrotullimin që do të lidh qytetet kryesore të Kosovës – Prishtinën, Gjilanin, Ferizajn dhe Prizrenin do të përfundohen nga mesi i tetorit.

Ministria e Infrastrukturës pas shumë probleme me dy banorët për pronësi janë marrë vesh që me 30 shtator do të lirohen objektet e tyre dhe të fillohet me rrënimin. Kurse kompania Bechtel Enka ka konfirmuar për MI se nga mesi i tetorit autostrada do të jetë gati. Këto i ka konfirmuar këshilltari i MI’së Mustafë Krasniqi.

Mustafë Krasniqi ka treguar për detajet e zgjidhjes së problemit me 50 metër shin në Veternik. Sipas tij marrëveshja është arritur me dy pronarët e objekteve dhe me 30 shtator do të bëhet rrënimi.

‘’Ne kemi arrit marrëveshje me dy pronarët. Fillimisht kemi pas problem me njërin nga pronarët por jemi kuptuar që me 30 shtator të jetë data e fundit dhe do të fillojë rrënimi”. tha Krasniqi për Express.

Sipas Krasniqit njëri nga pronarët ka kërkuar që të shtyhet afati dhe në pranverën e vitit 2016 të fillojë rrënimi por Ministria nuk ka pranuar sepse sipas marrëveshjes data e fundit do të jetë 30 shtatori. Ndërsa pronari tjetër vetëm ka liruar objektin

‘’Pas rrënimit të objekteve dhe pastrimit kompania ‘’Bechtel Enka’’ ka premtuar se punimet do të kryhen për një afat të shkurtër, për 15 ditë, dhe nga mesi i tetorit autostrada do të jetë gati.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-nje-muaj-perfundon-lidhja-e-autostrades-me-rrethrrotullim-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala