Edhe një kosovar vritet në Siri (Foto & Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një tjetër kosovar është raportuar se është vrarë në Siri 4 ditë më parë.

Arbresh.info mëson se emri i të vrarit është Agimi Arifi është nga Llabjani i Novobërdës me vendbanim në Obiliq (Kastriot).

Agim Arifi nga Llabjani i Novobërdës i cili së bashku me gruan dhe dy fëmijët jetonte në Obiliq ka një vit e disa muaj që ka shkuar në Siri së bashku me anëtarët e tij të familjes. I njëjti ka qenë i dënuar në Kosovë për tentim vrasje.

Ai në Siri ka mbajt emrin Ebu Hatabi si shumë shqiptarë që sot luftojnë atje dhe kanë ndryshuar emrat e tyre origjinal me ata të gjuhës arabe.

Arbresh.info ka tentuar që të marr një prononcim nga familja e tij në Kosovë por një gjë e tillë ka qenë e pa mundur.

Zyra për informim në Policinë e Kosovës nuk e ka mohuar e as pohuar lajmin dhe redaksia e arbresh.info është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga PK.

I njëjti rreth një vit më parë kishte postuar një video në Youtube duke kënduar në gjuhën arabe dhe duke u betuar se do të kthehet në Kosovë me koka të prera.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-nje-kosovar-vritet-ne-siri-foto-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala