Edhe një kosovar pendohet për pjesëmarrje në luftën e ISIS-it

Autori:Avdyl Pajaziti

Hafiz Ahmeti u është bashkuar katër të akuzuarve të tjerë, të cilët kanë pranuar se kishin qenë pjesë e ISIS-it dhe kishin marrë pjesë në luftën që po zhvillohet në Siri, shkruan sot Koha Ditore.

Ai gjatë shqyrtimit kryesor, që u mbajt të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka pranuar se kishte qenë pjesë e këtij grupi terrorist.

“E pranoj fajësinë, ashtu siç më ka ngarkuar prokurori, duke qenë i vetëdijshëm për pasojat”, ka thënë Ahmeti.
Prokuroria e ka akuzuar Ahmetin me veprën penale: organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

Me të njëjtën vepër penale akuzohen edhe: Naser Avdyli, Ibrahim Reshiti, Albert Berisha, Enis Begolli, Skënder Syla, Hajdin Elezi, Hajrush Lajçi, Muxhahid Brava dhe Samedin Halimi. Ndërkaq Agron Lika akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Më 1 qershor të këtij viti i akuzuari Hajrush Lajçi kishte pranuar fajësinë për veprën penale organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, si dhe Samedin Halimi për veprën penale armëmbajtje pa leje.

Ndërsa më 1 korrik të po këtij viti, edhe i akuzuari Skënder Syla e Muxhahid Brava e kishin pranuar fajësinë për veprat penale për të cilat akuzohen

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-nje-kosovar-pendohet-per-pjesemarrje-ne-luften-e-isis-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala