Edhe një konvikt më shumë për studentët

Autori:Avdyl Pajaziti

Edhe 150 dhoma moderne kanë nisur të bëhen gati për studentët e Universitetit të Prishtinës. Kjo, pasi që sot ka nisur të ndërtohet konvikti nr VIII, në qendrën e studentëve.

Gurthemeli i këtij objekti banimi për studentët është vënë sot nga ministri i Arsimit Arsim Bajrami, drejtori i konvikteve, Fatmir Sfishta dhe kryetari i Parlamentit të Studentëve, Egzon Daku.

U tha se projekti i këtij konvikti është projektuar me standarde evropiane, ndërsa ministri Arsim Bajrami bëri thirrje që studentëve t’u ofrohen kushte të mira.

Bajrami duke aluduar në zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës, bëri thirrje po ashtu që të lihen anash inatet e të vazhdohet me punë.

E fundin e këtij projekti po e shohin tek në vitin 2017. Këtë e tha Drejtori i konvikteve Fatmir Sfishta, i cili pret akomodimin e studentëve në standarde edhe më të mira.

E udhëheqësi i studentëve, ai që drejton Parlamentin Studentor Egzon Daku, tha se me këtë objekt do të lehtësohen sado pak kërkesat e mëdha të studentëve

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-nje-konvikt-me-shume-per-studentet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala