Edhe një fëmijë sulmohet nga qentë endacakë [Foto]

Autori:Avdyl Pajaziti

Një incident ka ndodhur pak më parë në shkollën fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj, ku qentë endacakë kanë sulmuar një fëmijë.

Indeksonline mëson se fëmija u sulmua nga një tufë e qenve endacakë, dhe i njëjti është shpëtuar nga disa persona.

Viktima ka pësuar disa lëndime të lehta pas veshit, ka pasur rrjedhje të gjakut, dhe tani është dërguar në qendrën spitalore më të afërt për trajtim.

Mësohet se rreth oborrit të shkollës ka deponi mbeturinash, dhe kjo bën që qentë endacakë të frekuentojnë edhe mjediset që supozohet të jenë të sigurta, si shkollat fillore.

Një qytetar nga Ferizaj ka deklaruar se mbrëmë qentë endacakë kanë sulmuar edhe një të rritur, transmeton Indeksonline.

Vetëm pak javë më parë, një tjetër fëmijë u sulmua nga qentë endacakë. Urim Tusha 7-vjeç, kishte pësuar lëndime të rënda, dhe iu desh të hyjë në operacion për t’i mbijetuar lëndimeve.

Ndërkaq, Komuna e Ferizajit nuk duket se ka ndërmarrë veprime konkrete që të parandalojë rreziqet që qentë endacakë paraqesin ndaj qytetarëve të Ferizajit.

11354782_10206813221077967_1327735100_n 11279956_10206813221237971_145337438_n 11304535_10206813220997965_1617389218_n

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-nje-femije-sulmohet-nga-qente-endacake-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala