Edhe në Mal të Zi pakënaqësi me demarkacionin me Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Mal të Zi të ka pakënaqur me Marrëveshjen e Demarkacionit të nënshkruar nga zyrtarë të këtij vendi dhe nga ata të Kosovës më 26 gusht të këtij viti.
Më zëshmi është mitropoliti i Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi Amfilohije Radoviq.

Sipas fjalëve të tij, bërja e kufijve ndërmjet Malit të Zi e Kosovës është tradhti e vetë Malit të Zi, siç ka thënë ai, atij të vërtetit, burimor, Malit të Zi ikonik, transmeton B92.

“’Nuk duhet humbur nga shikimi se Budim Vojisavljeviq në shekullin 11 –të e ka pasur selinë në Prizren, se Balshajve, pas shkatërrimit të shtetit të Dushanit, u ka takuar hapësira e Dukagjinit deri te Prizreni për të cilin ka luftuar mbreti Nikolla duke e çliruar, me Ushtrinë e Serbisë dhe me mbretin Petar I Karagjorgjeviq, Kosovën”, ka thënë Amfilohije.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-ne-mal-te-zi-pakenaqesi-me-demarkacionin-me-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala