Edhe Mustafa reagon ndaj ndarjes së buxhetit për Junik

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetarit të Junikut nga radhët e AAK-së, Agron Kuqi, i ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, pasi sot i pari i kësaj komune u ankuar për ndarje të buxhetin në mënyrë diskriminuese.

Mustafa duke shkruar në Facebook ka thënë se Qeveria zbaton kritere të njëjta për të gjitha komunat e Kosovës dhe për të gjithq qytetarët.

Ky është reagimi i Mustafës në Facebook:

Qeveria zbaton kritere te njejta per te gjitha komunat dhe per te gjithe qytetaret. Nuk ka asnje arsye qe nje komune, ne kete rast Juniku, te ndihet e diskriminuar. Nese del se rregulla nuk eshte zbatuar si duhet, ajo do te zbatohet, nderkaq ata qe mos ta kene zbatuar duhet te japin pergjegjesi. Nuk mund te kete dallime te tilla te granti i pergjithshem per koke banori ndermjet komunave, edhe perkunder zbatimit edhe te kritereve tjera, perveq numrit te banoreve. Ministria perkatese dhe Departamenti i buxhetit te komunave do te jap shpjegim konkret lidhur me zbatimin e kritereve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-mustafa-reagon-ndaj-ndarjes-se-buxhetit-per-junik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala