Edhe Mitrovica do të ju shpërndajë nxënësve kifle

Autori:Avdyl Pajaziti

Kuvendi i Komunës së Mitrovicës në seancën e sotme votoj buxhetin për vitin 2016, edhe pse këtë e kundërshtoj partia më e madhe opozitare, PDK.

Kjo seancë ishte e tensinuar, pasi që ishte shtyrë javën e kaluar për sot, ku PDK-ja ia kishte arritur të siguroj vota për shtyrje, duke insistuar të parashihen në buxhet disa projekte tjera për investime kapitale, e jo ato që i kishte paraparë ekzekutivi, raporton Veriu.info.

Mirëpo, koalicioni qeverisës AKR, LDK dhe AAK, i cili ka 15 asambleistë nga 35 sa janë gjithësejt, kishte arritur që të siguroj edhe përkrahjen e VV-së dhe PD-së, të cilët kanë pesë asambleistë, pasi që kryetari Agim Bahtiri kishte përfshirë në buxhet një propozim të VV-së që kishte të bëjë me furnizimin e nxënësve me kifle nga klasa e parë deri në klasën e pestë.

Kryetari Bahtiri tha se ky projektimet në këtë buxhet janë në interes të të gjith qytetarëve, pavarësisht se buxheti nuk është i mjaftueshëm duke i pasur parasysh veçoritë e Mitrovicës. Madje, Bahtiri tha se komuna pritet të përfitoj 7 milionë euro vitin e ardhshëm nga një kredi që pritet ta siguroj Ministria e Financave, ku do të realizohen mbi 30 projekte, raporton Veriu.info.

Ndërsa Artan Osmani ka PDK-ja ka reaguar ndaj propozimet të VV-së për futjen e projektit për furnizimin e nxënësve me kifle, duke thënë se ky është një propozim mashtrues. “6500 shumëzuar me 0.3 euro kushton 1950 në ditë, e që për 9 muaj do të kushtoj 438 750 euro”, tha Osmani, duke reaguar ndaj shumë prej 50 mijë euro sa është paraparë të jetë e nevojshme për furnizimin e nxënësve me kifle.

Mirëpo, Faruk Mujka nga VV ka thënë se 50 mijë euro parashihen deri në bartjen e mjeteve, e 50 mijë të tjera vjen në muajin mars./Veriu.info/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-mitrovica-do-te-ju-shperndaje-nxenesve-kifle/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala