Edhe minatorët e Kishnicës në grevë

Me minatorët e Trepçës janë solidarizuar edhe atë të Kishincës. Afro 150 nga ta i janë bashkuar grevës së nisur nga kolegët e tyre. Kjo e qon në afro 500 numrin e minatorëve që gjenden në grevë në dy miniera të ndryshme për plotësimin e kërkesave të tyre që Ligji për Trepçën të aprovohet. Minatorët janë të palëkundur që ta vazhdojnë grevën përkundër premtimeve të kryeministrit Mustafa se Qeveria e Kosovës do ti respektojë me përpikëri agjendën dhe dinamikën për ndërmarrjen Trepça, si dhe ligjin për ndërmarrjet publike.