Edhe LDK me kandidat për president

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati mendon se në rast se presidenti i Kosovës do të zgjidhet nga populli, atëherë LDK-ja duhet ta ketë kandidatin e vet për president.
Në nj intervistë për të përditshmen “Epoka e Re”, Ferati ka thënë se nëse do të tejkalohet kriza eventuale e zgjidhjes së presidentit, koalicioni PDK-LDK mund ta çojë mandatin deri në fund.

“Nëse presidenti i Republikës zgjidhet në Kuvend sipas sistemit aktual, atëherë është herët të flasim, sepse ka mendime pro dhe kundër”, ka thënë Ferati.

Ferati ka folur dhe për procesin zgjedhor brenda LDK-së. Ai ka thënë se nuk do të ishte e nevojshme një marrëveshje për liderin e partisë, ashtu siç ka propozuar Lutfi Haziri. Sipas tij, do të ishte mirë të jenë më shumë se dy kandidatë për kryetar të LDK-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-ldk-me-kandidat-per-president/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala