Edhe Kosova do të lidhet me gazsjellësin TAP

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka nisur zyrtarisht në Çorovodë të Skraparit zbatimi i fazës së parë të ndërtimit të projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) në territorin e Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pjesëmarrës në ceremoni, gjatë fjalës së tij shprehu angazhimin se do ta kthejë TAP-in edhe në një burim zhvillimi jo vetëm për Shqipërinë, por gjithashtu edhe për Kosovën.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit, që daton në vitin 2013, nga fillimi i punimeve që praktikisht ndodh sot dhe deri në 2018-n, pra, në tre vjetët e ardhshëm, vetëm nga ky investim prodhimi i brendshëm kombëtar do të rritet me rreth 160 milionë euro në vit.

Ndërsa me fillimin e rrjedhjes së gazit në përfundim të investimit, po sipas këtij studimi, të ardhurat për ekonominë shqiptare do të pasojnë një shumëfishim dhe ekonomia jonë vetëm nga ky projekt do të përfitojë 1 miliard euro, në 20 vjetët në vijim.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-kosova-do-te-lidhet-me-gazsjellesin-tap/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala