Edhe komuna e Vushtrrisë me Lushtakun

Autori:Avdyl Pajaziti

Punëtorët e Komunës së Vushtrrisë kanë reaguar ndaj trajtimit të kryetarit të Komunës së Skënderajt, Sami Lushtakut.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të udhëheqësisë së kësaj komune  u shpreh një indinjatë dhe shqetësim për privimin e të drejtës për shërbime shëndetësore ndaj kryetarit Lushtaku.

“Qeveria lokale e Vushtrrisë në këtë takim ka kërkuar nga institucionet relevante kompetente që të marrin masa urgjente për ofrimin e shërbimeve shëndetësore kryetarit Lushtaku”

” Në shenjë solidarizimi me kryetarin e Komunës së Skenderajt, gjeneralin e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, Komuna e Vushtrrisë, nesër duke filluar nga ora 11 e 30 e deri në orën 12, nuk do të mund t’ju ofrojë shërbime administrative komunale qytetarëve”, thuhet në një njoftimi të kësaj komune.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/edhe-komuna-e-vushtrrise-me-lushtakun/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala